Sport

Lukaku, falja publike nuk mjafton! Chelsea i vendos gjobën e majme belgut

6 Janar 2022, 14:47 Nga DOSJA
Lukaku, falja publike nuk mjafton! Chelsea i vendos gjobën e majme belgut

ANGLI-Intervista e Romelu Lukakut për Sky Sport Italia shkaktoi shumë diskutime te Chelsea. Lojtari belg foli me trajnerin dhe shokët e tij, duke kërkuar falje. Por mea culpa në formë private nuk ka mjaftuar dhe orët e fundit kanë mbërritur faljet publike të Big Rom për tifozët e Chelseat. Paqja u bë atëherë? Jo me të vërtetë. Sulmuesi do të duhet të paguajë edhe një gjobë për klubin.

Falja u pranua, por jo të mjaftueshëm për të shmangur gjobën e klubit. Intervista e dhënë nuk ishte miratuar nga klubi. Sipas Sky Sport, drejtuesit e Chelseat kanë vendosur të gjobisin Lukakun. Belgu do të duhet të heqë dorë nga paga e dy javëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea lukaku chelsea lukaku

Sondazh

Poll