Sport

Jo vetëm Skuka,Partizani tenton goditjen “BIG” për sulmin, nisin kontaktet me…

6 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
Jo vetëm Skuka,Partizani tenton goditjen “BIG” për sulmin,

TIRANË-Disa minuta më parë Partizani zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kryeqytetas kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024.

Megjithatë klubi i kuq nuk kërkon të ndalet me kaq. Drejtuesit kanë nisur negociatat me klubin e Osijekut për të marrë në formën e huazimit Mirlind Dakun. 24-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi edhe në të kaluarën ka luajtur me Kukësin.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e klubit kroat është aktivizuar në total në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë dhe 3 gola.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi mirlind daku partizani kukesi mirlind daku partizani

Sondazh

Poll