Sport

Vdekja e Arben Lazes, reagon Meta: Humbje e madhe për komunitetin sportiv

6 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
Vdekja e Arben Lazes, reagon Meta: Humbje e madhe për komunitetin sportiv

TIRANË – Presidenti Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Presidentit të klubit të Futbollit Elbasani, Arben Laze. Në mesazhin e tij në Facebook, Meta shkruan se vdekja e Lazes është një humbje e madhe për familjen dhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë. Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit. Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!

LAJMI KRYESOR: Ndahet nga jeta presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze

(E.H/Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ilir meta vdes arben laze ilir meta vdes arben laze

Sondazh

Poll