Sport

“Më kanë marrë djalin peng”! Babai i Djokovic akuzon Australinë, tenisti mund ta…

6 Janar 2022, 17:14 Nga DOSJA
“Më kanë marrë djalin peng”! Babai i Djokovic akuzon

AUSTRALI-Novak Djokovic vazhdon të qëndrojë në një hotel në Melbourne, i cili është në pritje të vendimit të gjykatës së Victorias për ta dëbuar tenistin serb nga Australia. Kampioni serb siç dihet është një prej sportistëve më të famshëm, i cili e ka kundërshtuar në vazhdimësi vaksinimin e detyruar.

Shumë patriotë që ndodhen në shtetin australian kanë mbështetur tenistin me mesazhe mbështetjeje.Nëpërmjet mediave serbe, familja e sportistit ka sulmuar shtetin australian për vendimin për të izoluar sportistin në një hotel karantine të përgjithshme, por e kanë tepruar me deklarata e kjo mund t’i kushtojë përjashtimin për tre vite lojtarit.”Problemi me vizën nuk ka të bëjë asgjë me sportin, është një temë e një axhende të qartë politike. Djali im është marrë peng në Australi”, tha babai i tenistit.

Familjarët e Djokovic janë të inatosur sidomos për faktin se stafi shoqërues i tenistit është në një hotel tjetër më cilësor, ndërsa serbi është në hotelin ku futen të gjithë udhëtarët që duhet të bëjnë garantim të detyruar në kufi.

Sipas postimeve të një gazetari serb, Sasha Osmo, tenisti është ankuar se është në kushte të këqija dhe se ka buburreca në dhomën e tij.Shpresa e fundit është apelimi ligjor i serbit dhe gjykata e Viktorias e ka caktuar vendimin për të hënën, kur do të dalë dhe vendimi zyrtar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australia djokovic serbi australia djokovic serbi

Sondazh

Poll