Sport

Skandali me Novak Djokovic, Australia e izolon në një hotel paraburgimi

6 Janar 2022, 12:44 Nga DOSJA
Skandali me Novak Djokovic, Australia e izolon në një hotel

AUSTRALI – Novak Gjokovic është urdhëruar të izolohet në një hotel paraburgimi refugjatësh derisa një gjykatë të vendosë për dëbimin e tij të hënën në mëngjes.

Hoteli Park në Melburn njihet si një “Vend Alternativ i Paraburgimit” nga qeveria australiane dhe do të strehojë numrin 1 të botës së bashku me azilkërkuesit pasi kërkesa e tij për vizë u refuzua me forcë në kufitare.

Hoteli ka qenë në qendër të protestave për trajtimin e refugjatëve, pas raportimeve për ushqime të mbushura me krimba, shpërthime Covid dhe zjarre në muajt e fundit. Aktualisht rreth 32 refugjatë dhe azilkërkues po mbahen atje pasi janë sjellë për trajtim mjekësor nga qendrat e paraburgimit në det të hapur.

Të paraburgosurit nuk mund të dalin nga hoteli dhe askush nuk lejohet të hyjë ose të dalë, përveç personelit. Sipas merdiave lokale, në këtë hotel ka një ‘zonë fitnesi’, por jo fushë tenisi ku ylli të ushtrojë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australi djokovic tenis australi djokovic tenis

Sondazh

Poll