Sport

Qëndrimi i spanjollit Nadal: “Djokovic? Ai i di rregullat dhe këto janë pasojat”…

6 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
Qëndrimi i spanjollit Nadal: “Djokovic? Ai i di rregullat dhe

AUSTRALI – Rafael Nadal e nisi me fitore vitin 2022. Ai mposhti 6-2, 7-5 Ricardas Berankis në turneun e Adelaides. Por “rasti-Djokovic” vazhdon të monopolizojë botën e tenisit, deri në atë pikë, sa edhe spanjolli është pyetur për këtë pas ndeshjes, e cila pothuajse shkoi në plan të dytë.

Përgjigja e 13-herë kampionit të “Roland Garros” ishte e qartë: “Është normale që njerëzit këtu në Australi të mërziten, sepse u është dashur të kalojnë izolime të vështira. E vetmja gjë që mund të them, është se besoj te njerëzit që njohin mjekësinë: nëse thonë se duhet të vaksinohemi, duhet të vaksinohemi. Bota ka vuajtur shumë për moszbatimin e rregullave”.

Dhe Nadal vazhdon përsëri: “Çdokush është i lirë të bëjë atë që mendon më mirë për veten e tij. Por ka rregulla: nëse nuk doni të vaksinoheni, mund të keni probleme. Nëse Djokovic do të kishte dashur, mund të kishte luajtur pa asnjë problem në Australi. Ai bëri një zgjedhje, por që ka pasoja. Disi më vjen keq për të, por ai e dinte prej kohësh se cilat ishin kushtet”.

Në krah të shkencës edhe xhaxhai i i tenistit majorkan, Toni Nadal, i cili në rubrikën e tij në gazetën “El Pais” shkruan: “Më duhet ta pranoj se, deri në njoftimin e së martës, isha i bindur se Novak do të kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në turne, ose do të bënte vaksinën. Pothuajse gjashtë milionë njerëz kanë humbur jetën nga ky virus dhe shumë miliona të tjerë që kanë marrë vaksinën. Dua të mendoj se Novak nuk është i painformuar për të gjitha këto dhe se kjo do të sqarojë dyshimet, si një shenjë e ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit njerëzor”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duhet të vaksinohemi këtu në australi të mërziten rafael nadal rafael nadal dhe roger federer tenisti novak djokoviç tenistit të shquar spanjoll rafael nadal duhet të vaksinohemi këtu në australi të mërziten rafael nadal rafael nadal dhe roger federer tenisti novak djokoviç tenistit të shquar spanjoll rafael nadal

Sondazh

Poll