Sport

I hekurt në ring/ Ana e butë e Mike Tyson, si e braktisi të dashurën për një pëllumb

30 Dhjetor 2021, 11:58 Nga DOSJA
I hekurt në ring/ Ana e butë e Mike Tyson, si e braktisi të

SHBA-Pasioni i Mike Tyson për pëllumbat është i njohur dhe daton që në fëmijëri. Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur historia që Iron Mike tregoi në një intervistë të fundit me Boomer & Carton, ku zbuloi se kishte braktisur partneren.

“Unë isha në takim me të dhe ajo më thotë, nuk e di pse po i bën ata zogj të mallkuar të fluturojnë, duhet t’i hash.’ Ajo mori një të tillë, e gatoi dhe më pas e hëngri. Unë nuk munda ta bëja. Thjesht nuk ishte gjëja e duhur për ta bërë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk është më gruaja ime.”

Mike Tyson dhe pasioni për pëllumbat

Në fakt, pak kohë më vonë ai e braktisi atë. Ai e bëri atë në mënyrë paqësore, shumë më mirë se ajo që i kishte ndodhur në rininë e tij, kur një djalë e provokoi duke i marrë një nga pëllumbat dhe duke e ngordhur. “Ai djalë më nervozoi dhe e godita me grusht. I kam dashur pëllumbat që në moshën nëntë vjeç. Ata ishin rruga ime e shpëtimit. Isha i shëndoshë dhe i shëmtuar. Fëmijët talleshin gjatë gjithë kohës me mua. I vetmi gëzim që kisha ishin pëllumbat.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mike tyson mike tyson

Sondazh

Poll