Sport

Foden heroi i ndeshjes, Manchester City kryeson në Premier League me 8 pikë…

30 Dhjetor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Foden heroi i ndeshjes, Manchester City kryeson në Premier League me 8

ANGLI – Pas humbjes nga Liverpool (0-1) të martën dhe barazimit për Chelsean (1-1), Manchester City pati një mundësi të artë për ta thelluar epërsinë në krye të renditjes së Premier League të mërkurën.

Dhe si shpesh këtë sezon, lojtarët e Pep Guardiolës nuk janë dridhur (ose pothuajse) ndaj Brentford, teksa fituan 1-0.

Dominues, City e hapi shpejt rezultatin në këtë takim. Pas një pasimi të mrekullueshëm nga Kevin de Bruyne, anësori Phil Foden mashtroi Alvaro Fernandez në minutën e 16-të dhe e dërgoi topin në rrjetë, i cili rezultoi edhe i vetmi për fitoren.

Në pjesën e dytë loja ishte më e ekuilibruar, ku Mancjester City e monopolizoi topin, por asnjë ekip nuk mundi të ishte vërtet i rrezikshëm, përveç goditjes së shtyllës nga De Bruyne (66’), ose goli jashtë loje i Aymeric Laporte për disa centimetra (86’).

Me këtë fitore, e 10-ta radhazi në kampionat, Manchester City konsolidon pozitën e liderit në Premier League dhe tashmë është 8 pikë përpara Chelseas, i dyti dhe 9 pikë përpara Liverpoolit, i treti.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anësori phil foden mashtroi chelsea kundër manchester city manchester city nga liverpool pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga liverpool shaqiri drejt largimit nga liverpool anësori phil foden mashtroi chelsea kundër manchester city manchester city nga liverpool pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga liverpool shaqiri drejt largimit nga liverpool

Sondazh

Poll