Sport

Real Madrid rikthehet në stërvitje me një kujdes ekstrem. Frikë nga Covid…

30 Dhjetor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Real Madrid rikthehet në stërvitje me një kujdes ekstrem.

SPANJE – Pas gati një jave pushim, skuadra e Real Madridit ka nisur dje pasdite për t’u përgatitur për ndeshjet e janarit të ardhshëm.

“Los blancos”, të cilët do të luajnë kundër Getafes këtë të dielë (2 janar, ora 14:00), do të nisin kështu një maratonë, në të cilën do të luhet në katër gara (Liga, Kupa, Superkupa dhe Champions) në vetëm 45 ditë (deri në çerekfinalen e parë të kompeticionit europian ku do të matet PSG), me idenë për të konsoliduar lidershipin e saj në La Liga dhe për të fituar sërish Superkupën në Arabi, si në vitin 2019.

Futbollistët janë të vetëdijshëm për atë që kanë përpara, por para stërvitjes ata do të kalojnë në testet PCR për të ditur gjendjen e tyre shëndetësore: nëse janë pozitivë apo negativë me Covid. Disa e bënë atë dje pasdite dhe të tjerët do ta bëjnë atë gjatë mëngjesit.

Disa prej tyre, madje do të ekzaminohen edhe në shtëpitë e tyre private dhe të tjerët në “Valdebebas”. Shumica e lojtarëve kanë qenë jashtë Spanjës dhe klubi nuk dëshiron të rrezikojë, duke pasur parasysh panoramën ekzistuese: për shembull, Benzema dhe Courtois, të cilët ishin në Dubai, nuk morën pjesë në gala të “Globe Soccer Awards”, si masë paraprake.

Duhet mbajtur mend se “los blancos” nuk kanë më asnjë rast me Covid në radhët e tyre, pasi atë e kaluan Lunin, Asensio dhe Isco në fund të javës së kaluar, ndërkohë që më pare atë e kishin kaluar edhe Bale, Marcelo, Modric, Rodrygo, Alaba dhe Davide Ancelotti, djali dhe ndihmësi i trajnerit, Carlo.

Para seancës, lojtarët për të mos u përzierë në dhomën e zhveshjes, diçka që është e ndaluar sipas rregullores së fundit të miratuar nga La Liga, kanë ndryshuar dhomat e tyre përkatëse në rezidencë. Megjithatë, klubi do të vazhdojë me protokollin e tij: teste ditore të antigjenit, PCR javore dhe teste serologjike në mënyrë alternative…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #cristianoronaldo #realmadrid #juventus në “valdebebas” skuadra e real madridit #cristianoronaldo #realmadrid #juventus në “valdebebas” skuadra e real madridit

Sondazh

Poll