Sport

Juventus bën lëvizjen surprizë: arrin një marrëveshje në parim me Dembelen…

30 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Juventus bën lëvizjen surprizë: arrin një marrëveshje

ITALI – Një surprizë e Juventusit për verën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase, “Sport”, shumë afër ngjarjeve te Barcelonë, bardhezinjtë e Torinos në fakt kanë arritur tashmë një marrëveshje në parim.

Ata kanë biseduar dhe arritur akordin me Moussa Sissoko, avokat i sulmuesit francez Ousmane Dembele, që sulmuesi anësor, kontrata e të cilit skadon me “blaugranat” në qershor të vitit të ardhshëm, të kalojë te Juventus.

Dembele teorikisht po negocion rinovimin e kontratës me Barçën, por tymi i bardhë është thuajse i pamundur dhe në fakt, sulmuesi mund të mbërrijë në Torino si lojtar i lirë.

Sulmuesi francez nga ana e tij, ka hapur dritën jeshile për transferimin në Itali, por fillimisht është në pritje të ndonjë lëvizjeje të PSG-së, klubi ku do të preferonte të shkonte.

Orët e ardhshme, shkruan “Sport”, do të jenë vendimtare: në fakt, ultimatumi i Barcelonës për rinovimin e kontratës me sulmuesin do të skadojë dhe në rast të një rezultati negativ, nëse Paris Saint-Germain nuk del përpara, Dembelé do të marrë rruga që të çon në Torino.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit barcelona kerkon titullin kampion bardhezinjtë e torinos juventusit për verën e ardhshme kontratës me barçën ngjarjeve te barcelonë aksionerëve të juventusit barcelona kerkon titullin kampion bardhezinjtë e torinos juventusit për verën e ardhshme kontratës me barçën ngjarjeve te barcelonë

Sondazh

Poll