Sport

Tatuazhet, të ndaluara në kombëtaren e Kinës, kush i ka duhet t’i heqë! Ndryshe…

30 Dhjetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Tatuazhet, të ndaluara në kombëtaren e Kinës, kush i ka

KINE – Tatuazhet janë të ndaluara për lojtarët e kombëtares së Kinës dhe kush i ka duhet t’i heqë. Këto janë direktivat e administratës së sporteve të Kinës, organi drejtues në këtë vend.

“Ata që kanë tatuazhe këshillohen t’i heqin, – vijon deklarata. – Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen gjatë stërvitjes dhe garës, me pëlqimin e pjesës tjetër të ekipit”. Tatuazhet në trup tradicionalisht nuk pranohen në Kinë, por kjo po bëhet gjithnjë e më popullore te të rinjtë.

Nga muzika te lojërat on-line, Kina është përpjekur muajt e fundit të rimarrë kontrollin e të rinjve dhe të imponojë vlera burrërore, në kundërshtim me një prishje morale, që po vinte nga jashtë. Në shënjestër janë edhe përmbajtjet “vulgare”, të transmetuara në ekranin e vogël dhe në rrjetet sociale, ku kërkohet që gjithçka të fokusohet në vlerat “patriotike”.

Kombëtarja kineze është ende në garë për kualifikueset e botës në Katar 2022, por shanset për të marrë një biletë janë të pakta. Skuadra aziatike është në fakt e pesta në raundin e saj kualifikues dhe vetëm dy të parët kalojnë në fazën finale të botërorit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kampionatit botëror “katar 2022” katar 2022 kombëtares së kinës kupës së botës “katar 2022” skuadra aziatike kampionatit botëror “katar 2022” katar 2022 kombëtares së kinës kupës së botës “katar 2022” skuadra aziatike

Sondazh

Poll