Sport

VD/ René Higuita kërkon të takohet me guerilët, është lodhur duke paguar ‘taksat’

30 Dhjetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
VD/ René Higuita kërkon të takohet me guerilët,

KOLUMBI – “Përshëndetje për liderët e Eln dhe Farc, këtu në Magdalena Medio. Tani ne, jo vetëm duhet të paguajmë taksën në qytet, por edhe këtu në male, dhe jo një, por dy. Neve si blegtorë, si njerëz që kemi një kohë të gjatë në këtë rajon, po na bëhet mjaft e vështirë jetesa.”

Me ato fjalë ish-portieri i njohur për veprimet e tij ekstravagante në fushë e futbollit, René Higuita, ka thirrur për një takim me krerët e këtyre guerilëve, për të ‘zgjidhur’ përfundimisht çështjen e zhvatjes që pësojnë fermerët që jetojnë në këtë rajon nga grupe të armatosura që veprojnë në këto zona.

“Ne jemi gati në çdo kohë të flasim, të flasim dhe ta bëjmë situatën në këtë parajsë, më të qëndrueshme. Një përqafim i madh, Gëzuar Krishtlindjet dhe një 2022 të lumtur”,- shton Higuita në videon e ngarkuar në llogarinë e tij në Twitter dhe kjo, ka dhënë shumë për të folur.

Disa përdorues të internetit kanë komentuar publikimin e Higuitës, duke thënë se ai nuk duhet të thërrasë në takim drejtuesit e grupeve guerile, pasi kjo do të rriste paligjshmërinë. E drejta, sipas tyre do të ishte denoncimi i zhvatjeve në polici, ushtri dhe qeverinë kombëtare dhe që ata të marrin masa.

Për momentin autoritetet e zonës nuk janë shfaqur në këtë drejtim, por pritet që të prononcohen gjatë orëve të ardhshme. Higuita, si shumë ish-lojtarë të kombëtares, ka ferma të mëdha bagëtish në rajone të ndryshme të Kolumbisë.

Mensaje para grupos de FARC y ELN en Magdalena medio . pic.twitter.com/1aQ9A7uBvS

— René Higuita (@higuitarene) December 28, 2021

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eln dhe farc grupeve guerile ish-portieri i njohur publikimin e higuitës rene higuita zhvatjeve në polici eln dhe farc grupeve guerile ish-portieri i njohur publikimin e higuitës rene higuita zhvatjeve në polici

Sondazh

Poll