Sport

Barcelona ndërpret negociatat për zgjatjen e kontratës me Dembélé. Ja arsyeja…!

30 Dhjetor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Barcelona ndërpret negociatat për zgjatjen e kontratës me

SPANJE – A do të jetë Ousmane Dembélé ende lojtar i Barcelonës në sezonin e ardhshëm? Ndërsa kontrata i përfundon qershorin e ardhshëm dhe trajneri Xavi shpreson për një zgjatje, duket se negociatat janë duke u zhvilluar shumë keq mes klubit dhe lojtarit 24-vjeçar, sipas gazetarit katalanas Gerard Romero.

Sulmuesi i kombëtares franceze (27 ndeshje, 4 gola) ka kërkuar një shumë mjaft të madhe për drejtuesit katalanas. Klubi katalan nuk mundet të përballojë financiarisht kërkesat e Ousmane Dembélé, veçanërisht pas rekrutimit të Ferran Torres (55 milionë euro, plus 10 milionë euro bonus), i cili kufizon shumë listën e pagave.

Klubi i Barcelonës, sipas gazetarit në fjalë, thuhet se ka ndërprerë negociatat, ndërsa ish-lojtari i Rennais do të jetë i lirë të kontaktojë me ekipin e zgjedhur prej tij nga 1 janari, të shtunën, nëse nuk arrihet zgjidhja e ngërcit dhe arrihet marrëveshja midis palëve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças lojtar i barcelonës në atë kohë lojtar i barcelonës ousmane dembele trajneri xavi ai ende mund t'i japë shumë barças lojtar i barcelonës në atë kohë lojtar i barcelonës ousmane dembele trajneri xavi

Sondazh

Poll