Sport

Rekordi i mesfushorit të Chelsea-t, 4 Champions të fituara për… 17 minuta lojë

30 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Rekordi i mesfushorit të Chelsea-t, 4 Champions të fituara

ANGLI– Mateo Kovacic është për rekord. Mesfushori i Chelsea-t është lojtari i vetëm që ka fituar 4 trofe të Champions League në vetëm 17 minuta të luajtura. Vështirë për t’u besuar, duke pasur parasysh se ai fiton një Champions më pak se  çdo pesë minuta.

Në sezonin 2015/16, Real Madrid fitoi me penallti ndaj Atletico Madrid. Mesfushori kroat jo vetëm nuk gjuajti asnjë 11-metërsh, por nuk ishte as në stol. Megjithatë, ai ishte pjesë e skuadrës, kështu që vendosi medaljen në vitrinën e Championsit.

Një vit më pas Real fitoi sërish në finale kundër Juventusit në Cardiff dhe Kovacic  vuri një tjetër medalje në qafë pa u futur në fushë për asnjë minutë.Një tjetër finale dhe një tjetër fitore, vitin e ardhshëm ndaj Liverpool. Goli i Benzemas dhe i Gareth Bale fundosën të kuqtë, edhe në këtë rast lojtari nuk luajti, por gjithsesi konsiderohet kampion i Europës.

Më pas Kovacic u transferua te Chelsea. Me blutë, kroati fitoi një Europa League dhe Championsin e tij të katërt duke luajtur vetëm 17 minuta. Ish-mesfushori i Real Madrid hyri në lojë në minutën e 80’ në vend të Mount, përfshirë edhe 7 minutat e shtesës. Një rekord i pabesueshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea kovacic chelsea kovacic

Sondazh

Poll