Sport

Brest-Bordeaux, kërcënohet nga Covid. Skuadra e rezervave në Brest, një opsion…

30 Dhjetor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Brest-Bordeaux, kërcënohet nga Covid. Skuadra e rezervave në

FRANCE Gjashtë ditët që gëzoi Bordeaux, nuk ishin të mjaftueshme për të frenuar valën e kontaminimeve me të cilat ishin përballur skuadra pak para pushimeve.

Në të kundërtën, dalja të mërkurën në stërvitje u bë në një kontekst ende të komplikuar shëndetësor, me të paktën tre raste të reja pozitive.

Për kujtesë, nëntë lojtarë në listën e tridhjetë lojtarëve të regjistruar në Ligë (dhe katër anëtarë të stafit) ishin infektuar para ndeshjes ndaj Lille (2-3), më 22 dhjetor, me një periudhë izolimi të detyrueshëm prej dhjetë ditësh për ta.

Ndërkohë që seria e testeve do të vazhdojë në orët në vijim, ka lindur çështja e ndeshjes së 1/16-ave të “Coupe de France”, e planifikuar për në Brest, të dielën. Hapat, siç zbulon “RMC Sport”, janë ndërmarrë nga klubi Bordeaux, i cili tani po mendon për mundësinë e dërgimit të ekipit të tij rezervë.

Rregullorja e FFF-së parashikon, se “klubet duhet të përfshijnë në protokollin e ndeshjes të paktën shtatë lojtarë, që kanë marrë pjesë në një nga dy ndeshjet e fundit zyrtare, të luajtura nga ekipi i tyre i parë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “coupe de france” brest psg dalja të mërkurën në stërvitje gëzoi bordeaux girondins të bordo rregullorja e fff-së parashikon siç zbulon “rmc sport” “coupe de france” brest psg dalja të mërkurën në stërvitje gëzoi bordeaux girondins të bordo rregullorja e fff-së parashikon siç zbulon “rmc sport”

Sondazh

Poll