Sport

Duhej të ishte në Napoli, Osimhen pozitiv me Covid dhe izolohet në Nigeri…

30 Dhjetor 2021, 11:08 Nga DOSJA

ITALI – Victor Osimhen nuk do të kthehet në Itali për të kontrolluar post-operimin e dëmtimit të mollëzës. Sulmuesi do të qëndrojë në Nigeri i izoluar, pasi u konstatua pozitiv me Covid, pas një tamponi të kryer përpara udhëtimit që do ta kthente në Napoli. Osimhen, asimptomatik, siç komunikohet nga klubi blu, do të rikthehet për një vizitë nga prof. Tartari vetëm pas negativizimit të tij.

Pushimet e Krishtlindjeve, sulmuesi Osimhen i kaloi në Nigeri, ku dje festoi edhe 23-vjetorin e tij, por ndërsa pritej të kthehej sot në Napoli për të kuptuar ecurinë e dëmtimit të mollëzës pas operacionit. Federata Nigeriane e Futbollit e ka thirrur sulmuesin për Kupën e Afrikës, duke deklaruar se do ta presë atë deri më 3 janar.

Sulmuesi fillimisht duhet të negativizojë veten, pastaj në marrëveshje me Napolin, ai do duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Afrikë për të marrë pjesë në turneun, që do të zhvillohet në Kamerun nga 9 janari deri më 6 shkurt (një delegacion i klubit blu do të shkojë në Afrikë për kontroll), ose Osimhen duhet të kthehet në Italia.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport autobuzin e napoli calcio sports society do ta kthente në napoli kupën e afrikës pozitiv me covid sot në napoli sulmuesi osimhen i kaloi në nigeri victor osimhen victor osimhen u operua autobuzin e napoli calcio sports society do ta kthente në napoli kupën e afrikës pozitiv me covid sot në napoli sulmuesi osimhen i kaloi në nigeri victor osimhen victor osimhen u operua

Sondazh

Poll