Politike

Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se kontrolloja PD,kishte frikë se i vija përgjues

28 Dhjetor 2021, 20:19 Nga DOSJA
Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se kontrolloja PD,kishte frikë se i vija

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores amerikane në Shqipëri,. Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollonte ai. Në një intervistë për “Ora e Betit”, Berisha tha se e ka marrë vesh nga burime të mëvonëshme se Basha ankohej tek ndërkombëtarët, madje u kërkonte që të diskutonin në ambiente të hapura, nga frika e përgjuesëve.  

Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha dhe unë jam në kontroll të njerëzve të tij. Më kanë thënë edhe burime të brendshme më vonë se e ka bërë këtë denoncim. Madje shkoi gjer në atë shkallë sa i thoshte duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues,”-u shpreh Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll