Politike

Skandali i të dhënave të qytetarëve, Balla: Ka ndodhur dhe në SHBA, duhet ndëshkuar

28 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Skandali i të dhënave të qytetarëve, Balla: Ka ndodhur dhe

FIER – Kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës dhe përfaqësuesi politik për Fierin Taulant Balla u shpreh së fundmi se ka ardhur koha për të ashpërsuar ndëshkimet për çdo person që shpërdoron të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, Balla e konsideroi skandalin e publikimit të të dhënave personale si përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës.

Në lidhje me parandalimin e fenomeneve të tilla dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, kryetari i grupit parlamentar socialist theksoi se do të merret opinioni i qeverisë dhe Këshillit të Europës, do të hartohet dhe projektligji për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Në fund, ai shtoi se në SHBA ka patur rrjedhje të informacioneve konfidenciale.

“Nuk dua të humb shumë minuta të vlefshme të kohës tuaj televizive, por dua të them që është krim që duhet ndëshkur ashpër. Kam thënë dje dhe dua të nënvizoj, është punuar nga ekspertë të fushës për disa muaj, për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që tenton të shpërdorojë qoftë dhe duke i publikuar apo duke vënë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. I kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një konflikti mes punëdhënësit-punëmarrësit. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së është domosdoshmëri dhe besoj se sapo kuvendi të fillojë punën, dhe të jetë marrë opinioni i qeverisë dhe i KE-së, sepse çështja e të dhënave personale është pjesë përbërëse e atyre kapitujve për anëtarësim. Biem të gjithë dakord që ishte përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës. Ashtu siç bëri kryeministri, edhe unë dua t’i shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka krijuar problematika, kryesisht bizneseve. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende. Kanë ndodhur në SHBA para disa kohësh me të dhëna edhe më konfidenciale”, përfundoi Taulant Balla.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll