Politike

Rindërtimi në Laç/ Ahmetaj ‘injoron’ Ramën: Do tregoj histori, s’i kam marrë leje

28 Dhjetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
Rindërtimi në Laç/ Ahmetaj ‘injoron’ Ramën: Do

KURBIN – Zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj tregoi një moment nga biseda midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan për marrjen e ndihmës nga Turqia për ndërtimin e 500 banesave, që ushkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në formë batute, Ahmetaj tha se “nuk ka marrë leje nga Rama” për të thënë se ky i fundit i kërkoi që ndihmën nga Turqia për rindërtimin e shtëpive të reja ta përqëndronte në Kurbin, pasi atje është epiqenda e dhimbjes së këtij populli.

Tashmë, Ahmetaj thotë se premtimi u mbajt.

“Do ndaj me ju një moment që kam marrë leje ta ndaj, jo nga kryeministri, por nga zyra e tij. Momentin kur kryeministri me presidentin e Turqisë, u ulën disa ditë pas tërmetit, ku Rama kërkoi nga presidenti i Turqisë ndihmë. Ai u shpreh që po do të gjendej para popullit shqiptar. Rama i tha që atë që do më jepni dua ta bëj në Kurbin, aty ku ka qenë epiqendra e dhimbjes së madhe të një populli të tërë. Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur”, u shpreh zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama ne kurbin rindërtimi i banesave nga tërmeti arben ahmetaj edi rama ne kurbin rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll