Politike

VD-Rama: Lali Eri as në ëndërr nuk e sheh godinën e bashkisë së Kurbinit

28 Dhjetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
VD-Rama: Lali Eri as në ëndërr nuk e sheh godinën e

KURBIN – Kryeministri Edi Rama bëri batutë në Kurbin me rastin e përurimit të banesave të reja për 500 familje, të cila iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Përpara banorëve, ai tha se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk do ta shihte as në ëndërr godinën e bashkisë së Kurbinit, e cila është rindërtuar së fundmi.


“Shikoni godinën e bashkisë, atë bashki nuk e sheh dot në ëndërr as Lali Eri. Do të jetë bashkia më e bukur. Kur bëhet diçka e re, është mundësia që bëhet më e mirë se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Bashkia më e bukur dhe funksionale ajo e Kurbinit”, deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR: Rindërtimi/Rama dorëzon çelsat e 500 shtëpive në Kurbin (Kryebashkiakja emocionohet)

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll