Politike

‘Më lexoni librin e shtëpisë’/ Rama nga Laçi: Aman ngrini 2 gishta, m’ka marrë malli

28 Dhjetor 2021, 16:14 Nga DOSJA
‘Më lexoni librin e shtëpisë’/ Rama nga Laçi:

LAÇ- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku dorëzoi banesat për 500 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ku u shpreh se këto familje tashmë do të kenë shtëpi të reja falas dhe me dokumente të rregullta. Por nuk harroi që të thumbonte dhe opozitën, e mbështetësit e saj në këtë zonë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ata janë me atë partinë që ndërron bravat, duke nënkuptuar PD, të bëjnë kujdes me ato të banesave të tyre.


“Këto shtëpi do i keni falas. Duke qenë se ju votoni atë partinë tjetër, bëni kujdes mos iu ndërrojnë bravën. E kam pritur këtë moment edhe për këtë arsye. Shumë herë ajo partia e shumicës këtu, aman mi ngrini dy gishtat se më mori malli. S’po i shoh në asnjë vend. Këtu është shembulli se rindërtimi nuk është bërë për socialistët. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëj foto me mua, apo ata që ma lexojnë librin e shtëpisë pas shpine kur kaloj në rrugët e Laçit, ne ishim të vendosur për mnos t’ju lënë vetëm. E kam thënë më parë, nga dheu do i nxirrja lekët për shtëpitë tuaja,”-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Rindërtimi/Rama dorëzon çelsat e 500 shtëpive në Kurbin (Kryebashkiakja emocionohet)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne lac procesi i rindertimit edi rama edi rama ne lac procesi i rindertimit

Sondazh

Poll