Politike

Rama e vendos me VKM/‘e-Albania’ kalon tek privati,shtetit i mbeten 51% të aksioneve

28 Dhjetor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Rama e vendos me VKM/‘e-Albania’ kalon tek privati,shtetit i mbeten

TIRANË-Në kulmin e skandalit të publikimit të të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, platforma ‘e-Albania’, do t’i kalojnë privatit. Qeveria ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat.

Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur ‘dg tech’, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Teknologjise së Informacionit.

Kjo shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes.

Në draft përcaktohet se deri në 49 për qind e aksioneve do të kalojnë te privati dhe pjesa tjetër do ti mbetet shtetit.Po ashtu organizimi do të jetë përmes Këshillit Mbikqyrës që do të jetë i përbërë nga shtatë anëtarë. Një tjetër pikë është dhe vendosja e pagesave për një sërë shërbimesh po ashtu dhe kompanitë që kërkojnë të ripërdorin të dhënat do të duhet të paguajnë faturën përkatëse që sipas projektligjit do të jetë e arsyeshme.

Vendimi vjen në kohën kur përmes ‘whatsapp’ janë publikuar të dhëna personale të shqiptarëve duke nisur nga numri i identitetit, vendi i punës, paga, numri i celularit, pronësia e automjetit por dhe përkatësia politike. Deri më tani ende nuk ka persona të akuzuar prej prokurorisë.

Marrë nga Syri 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agjencisë kombëtare të teknologjise së informacionit e albania edi rama këshillit mbikqyrës projektligji publikimi i të dhënave personale të shqiptarëve agjencisë kombëtare të teknologjise së informacionit e albania edi rama këshillit mbikqyrës projektligji publikimi i të dhënave personale të shqiptarëve

Sondazh

Poll