Politike

VD-Rindërtimi/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

28 Dhjetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
VD-Rindërtimi/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në

LAÇ- Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është emocionuar shumë saqë e ka ndërprerë fjalën disa herë, gjatë shpërndarjes së shtëpive për njerëzit e prekur nga tërmeti. Gjatë fjalës së saj, ajo u përlot, ndërkohë që ka përgëzuar banorët për banesat e reja. Ajo gjihashtu shtoi se rindërtimi në Kurbin po ecën më ritme në shpejta, duke theksuar se po punohet për rindërtimin e një lagjeje të re.


“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë, që ka qëndruar krahë meje në çdo minutë, Lindita Nikolla. Një falënderim të veçantë… (përlotet) emocionet më kanë pushtuar, shkon për bashkinë Kurbin. Ti gëzoni shtëpitë e reja që janë shumë më të sigurta se ato që kemi pasur dy vite më përpara, ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli dhuratën më të bukur për ju. Kjo lagje është fryt i bashkëpunimit me miqtë tanë turq. Si sot para dy vitesh bashkë me Kryeministrin kemi vizituar 7 gërmadha të mbetura, biseda të gjata telefonike dhe ishte i vetmi nga ne që në çdo takim ngjallte shpresë për çdokënd. Kryeministër faleminderit që ke qëndruar pranë nesh në kohët më të vështira. Pak metra më larg po punohet për ndërtimin e një lagje të re, me 200 apartamente, një investim 100% i qeverisë shqiptare dhe donacione të BE. kanë përfunduar 6 shkolla e kopshte, janë në proces edhe 5 të tjera. Po ecet me ritme të shpejta për rindërtimin e spitalit në Kurbin. Ju siguroj se procesi i rindërtimit nuk do të ndalet në asnjë moment”, tha Cara.

LAJMI KRYESOR: Rindërtimi/Rama dorëzon çelsat e 500 shtëpive në Kurbin (Kryebashkiakja emocionohet)

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike majlinda cara procesi i rindertimit majlinda cara procesi i rindertimit

Sondazh

Poll