Politike

Berisha “thumba” Bashës: Lavdi Zotit koha e tij mori fund! Të bëhet gati Rama

28 Dhjetor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Berisha “thumba” Bashës: Lavdi Zotit koha e tij mori fund!

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha konsideron se koha e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfunduar pas shkarkimit me referendumin demokrat të 18 dhjetorit. Në qytetin e Durrësit ku u përkujtua 31-vjetori i themelimit të degës demokrate të qytetit, Berisha shtoi se tashmë ka ardhur koha e përballjes me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama “do të paguajë shumë për lojën që ka bërë pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri”.

“Sot jemi të lirë sepse pavarësisht nga regjimi i krimit, nga dhuna dhe presioni, ne vendosëm këtë vjeshtë të ngrihemi si njerëz të lirë. Ne vendosëm t’i themi besëprerit se koha jote mori fund, ne vendosëm t’i themi Edvin Ramës se mos luaj me opozitën. Shumë shpejt do ta provosh sa shumë do të paguash për lojën tënde me pluralizimin dhe opozitën shqiptare”, deklaroi ish-lideri i PD Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Po me këto ideale ajo ia doli në 8 vite të ndryshojë Shqipërinë më shumë se në të gjitha kohërat ndoshta të marra së bashku. Pikërisht këtu qëndron dhe një nga shkaqet madhore të ringritjes së saj të fuqishme këtë vjeshtë dhe ne sot fatmirësisht bashkohemi këtu dhe jemi kudo në Shqipëri, nga një opozitë në gjendje agonie, vite dritë larg asaj që duhet të ishte dhe të jetë PD, në një opozitë të vërtetë.

Sot, unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve se raporti më jetik, më vendimtar për pluralizimin poliutik dhe lirinë e një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën. Një opozitë mund të jetë e madhe, mund të mos jetë e madhe, mund të fitojë dhe të humbasë, por gjithnjë ajo është shpresëndjellëse nëse është e vërtetë. Ne kaluam nga njëra disfatë në tjetrën. Ne pushuam në disa aspekte së qeni opozitë e vërtetë, kufiri midis qëndrimit opozitar të PD dhe qëndrimit absolutisht kriminal të strukturuar të qeverisë, po shuhej nëse kjo e fundit me vendimet dhe veprimet e saj, çdo ditë, javë, muaj, mbillte dëshpërim, pasuri, zhgënjim, shpunësim te qytetarët, opozita në një lloj imitimi të saj nuk ngjallte shpresë, nuk ngjallte besim, nuk ngjallte optimizëm.

Kjo ishte një fatkeqësi kombëtare e madhe, po aq e madhe sa qeveria kleptokratike e Tiranës. Mirëpo, kjo kohë mori fund, lavdi zotit. Ne kremtojmë sot përvjetorin e themelimit të degës së PD në Durrës dhe mbarë Shqipërisë, si një opozitë vigane, e vërtetë, si një opozitë që rikthen vlerat më të arrira, mbi të cilat qëndron një forcë konservatore, rikthen liritë dhe të drejtat e qytetarëve, rikthen familjen dhe vlerat e saj, riktheu atdhetarinë dhe patriotizimin. Riktheu ato vlera që çdo shoqëri e lirë i ka mbrujtur, i ka ruajtur, i ka përcjellë nga brezi në brez për të ecur të sigurtë drejt një të ardhme që meriton.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka vendosur ultimatum për kryetarin e partisë Lulzim Basha që të respektojë rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit ku 43.385 anëtarë votuan pro-shkarkimit të Bashës, duke liruar zyrën e tij deri në datën 5 janar. Berisha ka deklaruar se nëse Basha nuk i bindet këtij ultimatumi, atëherë ai do të përballet me 43.385 anëtarët demokratë.

Ditët e fundit, Basha ka zëvendësuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, 5 anëtarë të kryesisë dhe 4 sekretarë pasi 10 prej tyre iu bashkuan lëvizjes së Berishës për ndryshimin e statutit të partisë, shkarkimin e Bashës dhe rithemelimin e partisë. Partia Demokratika ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike durr edi rama lulzim basha sali berisha sali berisha ne durres durr edi rama lulzim basha sali berisha sali berisha ne durres

Sondazh

Poll