Politike

Takime me njerëz pafund, Berisha: E kam kaluar COVID-in, kam bërë edhe 2 vaksina

28 Dhjetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Takime me njerëz pafund, Berisha: E kam kaluar COVID-in, kam bërë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, duke shtuar se ka marrë edhe 2 vaksinat anti-COVID. Në një intervistë për “Ora e Betit”, Berisha tha se është pro vaksinimit, por shtoi se qytetarët nuk duhen detyruar që të vaksinohen pa dëshirën e tyre.

E kam kaluar COVID-in, kam bërë 2 vaksina. Nëse unë jam një njëri që bëj çdo vaksinë, nga ana tjetër jam kundër detyrimit për të bërë vaksinat. Njeriu është psikologjia e tij, janë të shumtë ata qytetarë që e konsiderojnë vaksinën agresor të rrezikshëm. E gjithë propaganda jonë, duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk i bindim. Unë jam mjek por ama nuk mund të pranoj terrorin që ushtrohet ndaj njerëzve,”-u shpreh Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pandemia e koronavirusi ne shqiperi sali berisha pandemia e koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll