Politike

Manja paditi gjyqtaren në SPAK, Rama: S’jemi në ’45 që arreston qeveria, kini durim

28 Dhjetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Manja paditi gjyqtaren në SPAK, Rama: S’jemi në ’45

TIRANË – Kryeministri Edi Rama reagoi për kallëzimin e gjyqtares Klorinda çela në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

I pyetur nga një qytetar në Facebook se përse nuk është arrestuar gjyqtarja çela, Rama u përgjigj se nuk është qeveria që arreston qytetarët, por sistemi i drejtësisë. Më tej, Rama shtoi se nuk mund të veprohet si në vitet e regjimit komunist ku qeveria prangoste dhe dënonte qytetarët. Ai kërkoi durim për rezultatet e punës së sistemit të drejtësisë.

Rama: Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar Vitin 2022 e më shëndet familjarisht!

SHIKO DHE KËTË:

“KÇK!” Çohet në SPAK gjyqtarja Klorinda Çela, Manja: Prona e shtetit doli me barrë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ulsi manja edi rama ulsi manja

Sondazh

Poll