Politike

Erdogan pret Nikollën, konfirmon ardhjen në Shqipëri: Së shpejti do vij në Kurbin

28 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Erdogan pret Nikollën, konfirmon ardhjen në Shqipëri: Së

TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vijë së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjen në janar 2022. Lajmi u bë publik gjatë pritjes që Erdogan i bëri kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në pallatin Presidencial.

Sipas zyrës së shtypit të Kuventi, presidenti turk shprehu vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.

Ndërkohë që kryeparlamentarja Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohje për ndihmën që Qeveria turke i ka ofruar Shqipërisë për përballimin jo vetëm të tërmetit por edhe të pandemisë.

“Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, citon zyra e shtypit fjalën e Lindita Nikollës.

(k.m/dosja)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lindita nikolla recep tayyip erdoğan recep tayyip erdogan ne kurbin lindita nikolla recep tayyip erdoğan recep tayyip erdogan ne kurbin

Sondazh

Poll