Aktualitet

Protesta para Parlamentit/ 1200 policë, gaz lotsjellës dhe kontrolle të rrepta, masat e sigurisë për të shmangur dhunën

20 Shkurt 2019, 10:33 Nga DOSJA
Protesta para Parlamentit/ 1200 policë, gaz lotsjellës dhe kontrolle

TIRANË- Ditën e nesërme, opozita ka paralajmëruar një tjetër protest në orën 10:00 para Parlamentit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për të shmangur dhunën dhe incidentet gjatë protestës.

Mbi 1200 policë të të gjitha komisariateve në kryeqytet do të jenë të pozicionuar para Parlamentit për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Nga ana tjetër, mësohet se edhe Garda e Republikës është mobilizuar për protestën dhe në rast se do të ketë skenar për të hyrë në parlament, atëherë do të përdoret gazi lotsjellës.

Gjithashtu, Garda iu ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias që të pajisen me maska kundra gaz. Të gjithë personat që duan të hyjnë në Parlament do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë sigurie, ku do të duhet të ketë dokumentet e identifikimit dhe kartat e punës.

Gjithashtu, nesër nuk do të ketë lëvizje të autobusëve, po ashtu do të ketë kufizime në bulevardin “Zhan D’Ark”. Masat e forcuara vijnë pas protestës që u zhvillua më 16 shkurt para Kryeministrisë, ku nuk mungoi dhuna. (Lexo këtu)

Protestuesit shkatërruan skelën në hyrje të kryeministrisë dhe garda përdori gaz lotsjellës për t’i larguar. 19 persona u plagosën dhe po 19 u arrestuan nga policia, 5 prej të cilëve, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Një nga të arrestuarit është edhe Florenca Hoxha, një eksponent i njohur në PD gjatë kohës së qeverisë Berisha.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne proteste garda e republikes masa sigurie protesta e opozites 16 shkurt protesta e opozites 21 shkurt dhune ne proteste garda e republikes masa sigurie protesta e opozites 16 shkurt protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll