Politike

Kryesia e PD-së, propozohen 5 emrat e rinj, mes tyre dy ish-kryebashkiakë (EMRAT)

23 Dhjetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Kryesia e PD-së, propozohen 5 emrat e rinj, mes tyre dy

TIRANË – Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike propozoi 5 emrat e rinj që do të plotësojnë vendet në Kryesinë e Partisë. Pas emërimit të 4 sekretarëve të rinj, Këshilli Kombëtar propozoi 5 emra të tjerë për anëtarë Kryesie. Sipas numrit të votave të Këshillit Kombëtar janë propozuar: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu. Kujtojmë që Kapllanaj dhe Mziu kanë drejtuar më herë bashkitë e Mallakastrës dhe Kamzës.

Këshilli Kombëtar zgjodhi si kryetare të re të saj Arta Sakajn, e cila zëvendëson Edi Palokën.

Sekretarët e rinj të partisë do të jenë: Flamur Hoxha (Sekretariati Organizativ); Indrit Sefa (Çështjet Zgjedhore), Kreshnik Çollaku (Emigracioni) dhe Roland Bejko (Decentralizimi).

Gjithashtu, kryetari i PD-së Lulzim Basha urdhëroi anëtarët e Këshillit Kombëtar që të zbresin nesër në terren për t’u ballafaquar me anëtarët demokratë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit.

LAJMI KRYESOR: Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, do zëvendësohen “berishistët” e shkarkuar

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helidon bushati keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 referendumi kunder bashes xhelal mziu helidon bushati keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 referendumi kunder bashes xhelal mziu

Sondazh

Poll