Politike

Ultimatumi nga Berisha, Basha shfrenon gjuhën: S’na PLAS për karrige!

23 Dhjetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Ultimatumi nga Berisha, Basha shfrenon gjuhën: S’na PLAS për

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ultimatumit të ish-kryeministrit, Sali Berisha për të liruar zyrën deri më datë 5 janar, duke shfrenuar edhe fjalorin. Në fjalën e tij gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu, Basha u shpreh se mbështetësve të Berishës nuk u interesojnë hallet dhe problemet e shqiptarëve. 

Pyetje: Ditën e sotme, zoti Basha, ai që cilësohet si Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka bërë një kërkesë publike, do jua dërgojnë dhe ju me postë. Kanë deklaruar që deri në datën 5 Janar 2022 duhet të lironi karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike. Si i përgjigjeni kësaj?

Lulzim Basha:
S’e kanë mendjen shqiptarët te karriget, te karriget e kanë mendjen vetëm ata që paskan qenë në këtë betejë vetëm për karriget. Fatkeqësi e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat tonë kanë dështuar dhe kanë prodhuar edhe njerëz të cilët mendjen, në këto kohë që ju s’keni para për të mbushur tavolinën për fëmijët tuaj, e kanë te karriget e tyre. Megjithatë, Partia Demokratike i ka marrë vendimet e veta dhe do t’i qëndrojë atyre deri në fund. Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarja me të shkuarën, por është dhe përqafimi i të ardhmes dhe zgjedhja e të ardhmes jo vetëm për ne, por dhe për shqiptarët. Ndaj çdo veprim i Partisë Demokratike do të jetë në funksion të njerëzve, në funksion të halleve të tyre. S’na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karriget.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll