Politike

VD-Shpërthen Basha: Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove?

23 Dhjetor 2021, 14:30 Nga DOSJA
VD-Shpërthen Basha: Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove?

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në një deklaratë para gazetarëve i pyetur për vendimet e marra nga ky Komision, Basha tha e quajti ‘komisioni i qofteve dhe bilardove’. Sipas kryedemokratit ka vëtëm një aktiv dhe ajo është Partia Demokratike zyrtare që e drejton ai vetë. 

Pyetje: Duke ju referuar deklaratës se Komisionit te Rithemelimit i cili tha se ju lë kohë deri me 5 janar  për t’u larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo të bilardove? Të kujt komisioni?

Pyetje: Komisioni i cili u krijua me 11 dhjetor nga kuvendi  që u thirr nga delegatët e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: S’ka delegatë. Ka vetëm një aktivitet të Partisë Demokratike që ka marrë vendime, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mos harxhoni as kohën tuaj as kohën time s’kam ndërmend të merrem më me të.

LAJM KRYESOR:Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll