Politike

Basha në Këshillin Kombëtar: Dilni që nesër në terren për të takuar demokratët

23 Dhjetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Basha në Këshillin Kombëtar: Dilni që nesër në

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha urdhëroi anëtarët e Këshillit Kombëtar të partisë që të zbresin që nga dita e nesërme në terren për t’u ballafaquar me anëtarët e PD-së. Lideri demokrat vuri theksin tek ajo anëtarësi që u përfshi dhe mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit, të cilat u iniciuan nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Zbrisni në terren te demokratët që nesër. Unë do të jem i pari që do dalë në terren. Të punojmë me demokratët e përfshirë që u përdorën si mish për top”, u është drejtuar Basha anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ditën e sotme, do të zgjidhen 4 sekretarët e rinj të strukturave të PD-së pas shkarkimit të Kasos, Këlliçit, Mandias dhe Minarollit, të cilët iu bashkuan lëvizjes për rithemelimin e partisë.

LAJMI KRYESOR: Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, do zëvendësohen “berishistët” e shkarkuar

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll