Politike

VD-Për kë e ka fjalën?Skandali me pagat, Basha:Kemi informacione se po bëhet presion

23 Dhjetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
VD-Për kë e ka fjalën?Skandali me pagat, Basha:Kemi informacione

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar nga institucionet shqiptare hetimë e skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se kishte marrë informacione se po bëhej presion për të mos nxjerrë urdhëruesit që kërkuan mbledhjen e të dhënave të qytetarëve. Po ashtu, numri një i PD-së kërkoi edhe nga ambasadorët e huaj që të mbështesë SPAK, BKH dhe SHIK.


“I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve,”-tha Basha.

FJALA E PLOTË:

Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve. I garantoj qytetarët shqiptarë, që pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së strukturës së posaçme antikorrupsion, e cila dhe një herë, ka gjithë mbështetjen e Partisë demokratike dhe të opozitës, dhe timen personale si kryetar i saj. Përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, Partia Demokratike është e vendosur, të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë, atë pjesë që kushtetuta ia ka garantuar, hetimin e plotë parlamentar, si të masakrës zgjedhore e në veçanti të skandalit të patronazhistëve, ashtu dhe të vjedhjes më të madhe të këtyre 30 viteve.

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 skandali me pagat e qytetareve lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll