Politike

VD-Skandali i pagave dhe numrave të telefonit, Basha: Opozita do udhëheqë protestat

23 Dhjetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
VD-Skandali i pagave dhe numrave të telefonit, Basha: Opozita do

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e përjashtoi organizimin e protestave pas skandalit të publikimit të pagave dhe numrave të telefonave të rreth 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Në konferencën për mediat, lideri demokrat shtoi se PD-ja do ta bëjë publike datën e mbajtjes së kësaj proteste. Ai iu drejtua mediave që të mos kenë dyshime se partia opozitare do të organizojë protesta.

PJESË NGA KONFERENCA E LULZIM BASHËS ME MEDIAT:

Pyetje: Por unë kisha pyetjen se kur do të jetë protesta nëse e planifikonin së afërmi  dhe është një pyetje që vjen  nga kontaktet që unë si gazetar kam me qytetarë të thjeshtë?

Lulzim Basha: Pse ju mendoni se opozita po pengon protesta?

Pyetje: Absolutisht, ju si opozitë kur do e thërrisni?

Lulzim Basha: Kur ta thërrasim do ta bëjmë publike se nuk do ta mbajmë sekret.

Por, edhe njëherë po ju them që ata që ju premtojnë se me një protestë do zgjidhin gjithçka ju gënjejnë , ata që ju thonë se nuk ka protesta se nuk do opozita protesta janë jo vetëm gënjeshtarë, por edhe pjesmarrës në këtë hajdutëri. Që ne jemi në gjendje të mobilizojmë protesta  madhështore, e kemi treguar, që do vazhdojmë ta bëjmë mos keni asnjë dyshim, por sot mendoj se koha  është të fokusoni të gjithë vëmendjen tuaj tek ajo që i lidh këto dy skandale. Një njeri është autori, zbatuesi dhe përfituesi është Edi Rama. Ne jemi këtu për të treguar qëndrimin tonë, media duhet të jetë kudo ku mund t’i shërbejë avancimit të këtij qëndrimi. Nuk duhet t’i ndaheni  prokurorëve, nuk duhet t’i ndaheni policisë së shtetit, nuk duhet ti ndaheni hajdutëve  kur ju dalin në konferenca për shtyp dhe ju bëjne panaire e kotësira të tjera, verjuani mikrofonin, bëjeni pjesën tuaj, të bëjmë secili pjesën tonë. Vetëm kështu të bashkuar rreth një qëllimi  për ta çliruar Shqipërinë nga kjo kastë mund të ecim përpara. Dhe sa i takon kësaj ne jemi të hapur  për cdo bashkëpunim sikundër ju ftojmë ju që gjithsecili të jetë në detyrën e tij.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha skandali me numrat e telefonit skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale lulzim basha skandali me numrat e telefonit skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll