Politike

VD-Basha: Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë

23 Dhjetor 2021, 13:49 Nga DOSJA
VD-Basha: Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj

TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dorëheqjen pas publikimit të të dhënave lidhur me pagat e qytetarëve. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se nga publikimi i skandalit, Rama është i vetmi që përfiton për të shpërqëndruar vëmendjen nga çështje të tjera, duke përmendur edhe ngjarje të ngjashme që kanë tronditur vendin lidhur me cënimin e të dhënave personale të qytetarëve.  

Si asnjë herë më parë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh të cilat ndjekin njëra tjetrën orë pas ore.Një skandal që në çdo vend normal do të ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Në fakt, Edi Rama, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqjen por doli sot në një tentativë për të na shpjeguar që ishte problemi i bravave të AKSH-it. Në fakt, të dyja skandalet e fundit kanë një autor dhe një ekzekutues sepse kanë vetëm një përfitues dhe ky është Edi Rama. Fillojmë me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës elektorale të 25 Prillit. Ju e dini fare mirë se denoncimet tona atë herë kanë përfshirë dhe vjedhjen e të dhënave sensitive siç janë të ardhurat personale të shtetasve,”-tha Basha. 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN PËR SHTYP

Si asnjë herë më parë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh të cilat ndjekin njëra tjetrën orë pas ore.Një skandal që në çdo vend normal do të ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Në fakt, Edi Rama, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqjen por doli sot në një tentativë për të na shpjeguar që ishte problemi i bravave të AKSH-it. Në fakt, të dyja skandalet e fundit kanë një autor dhe një ekzekutues sepse kanë vetëm një përfitues dhe ky është Edi Rama. Fillojmë me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës elektorale të 25 Prillit. Ju e dini fare mirë se denoncimet tona atë herë kanë përfshirë dhe vjedhjen e të dhënave sensitive siç janë të ardhurat personale të shtetasve. Ju, përfaqësuesit e mediave ia keni transmetuar këto qëndrimet tona që vinin pikërisht nga burime nga brenda administratës se të dhënat më sensitive të qytetarëve marrë nga drejtoria e tatimeve apo dhe përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria apo të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria i ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Tani këtë gjë e di fare mirë Edi Rama, ndaj kur thotë që janë marrë copa copa nuk bën gjë tjetër veç se konfirmon atë që ne kemi denoncuar prej fillimit. Janë marrë copa copa apo janë marrë si një  e tërë e janë përpunuar copa copa, skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetsave shqiptarë sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale në kuptimin e kodit penal. Të kriminit elektoral të ndërtimit të sistemit të sigurimit të ri të shtetit, si sigurimi i patronazhistëve. Edi Rama është i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsye që ai ka dalë ti mbrojë publikisht, para, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Sepse nga niveli komandues i sistemit të patronazhistëve deri tek pjesa dërrmuese e patronazhistëve nëpër lagje janë ekspozuar para bashkëqytetarëve të tyre si operator të sigurimit të ri të shtetit. Dhe si të tillë janë në rradhë të parë në shkelje flagrante të ligjit dhe në një vend normal i pret ndjekja penale, pse jo dënimi me burg. Në veçanti të tillë janë ata që kanë ideuar dhe ekzekutuar skemën e vjedhjes të të dhënave personale në tërësi dhe konfirmimit të kësaj skeme që është dalja e të ardhurave personale të një numri të madh të qytetarëve që punojnë në sektorin publik dhe sektorin jo publik, sektorin privat në vend. Është skandaloze. Do të ishte skandaloze dhe po të kishte ndodhur para 12 vitesh apo 13 vitesh kur morëm ftesën në NATO. Është dyfish skandaloze sot sepse tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria paraqet jo vetëm për veten e saj, por edhe në raport me aleatët për sa i takon aftësisë për të mbrojtur të dhëna sensitive. Është skandaloze sepse vjen pas një sërë skandalesh të tjera që kanë filluar që në vitet e para të kësaj qeverisjeje. E keni harruar ju skandalin e serverit të tatimeve. E mbani mend sesi u futën dhe vodhën serverin e tatimeve për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe subjekteve private. Kush përfundoi në burg për këtë ? Askush. E dini pse? Sepse ishte një skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Ajo që kemi parë sot është vite drite larg asaj që duhet të ndodhte. Sot Edi Rama duhet të dilte jo të kërkontë  ndjesë, por të jepte dorëheqjen pastaj të kërkonte ndjesë. Në fakt po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal që ekspozon para keqbërësve të çdo lloji mbi 630 mijë bashkëqytetarë tanë dhe familjarët e tyre. Që cënon sigurinë familjare dhe personale dhe që ky pretendon që është çështje teknike, pra çështje bravash dixhitale. Nuk është çështje teknike, nuk është çështje e një punonjësje që paska pasion të ketë në USB pagat e 630 mijë qytetarëve. Nuk ka shqiptar, nuk ka qytetar që të ketë pasione të tilla. Qënia njerëzore është një qënie komplekse dhe gjithësecili mund të ketë pasione të ndryshme, të hapura apo të fshehta. Por, pasion që të kesh në USB apo në hard disk të dhënat personale, rrogat, të ardhurat e 630 mijë qytetarëve ky nuk është pasion. Ky është një akt kriminal . Ky është  një akt kriminal i urdhëruar, ky është  një akt kriminal i përmasave të tilla që nuk ka urdhër  ta bëjë realitet përvecse përfshirjes së personave më të fuqishëm  politikë në vend. Kështu që dhe ndjesa e tij është sa për  të kaluar rradhën , sepse kjo nuk është një cështje teknike, është një cështje politike, është një cështje ligjore, është një cështje penal. Është një cështje e pushtetit që lidhet personalisht me Edi Ramën, është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e votës dhe blerjen e mandatit të tretë. Sa herë ka kërkuar ndjesë që të mos mbajë përgjegjësi, gjërat kanë shkuar më keq në këtë vend. Burimi i cdo të keqe është vjedhja e votës, është një pushtet i blerë i cili duhet kthyer qytetarëve. Edhe SPAK me gjithë zvarritjet dhe përdorimet  kohë pas kohe nga politika, nëse do9 të hetojë deri në fund dhe më seriozitet do të cojë pas hekurave  jo vetëm një ish ministër, por së paku gjysmën e qeverisë aktuale përfshirë kryeministrin. Jemi përpara një tangentopoli, që meriton një mega proces. Një megaproces që nis nga koka dhe jo nga bishti.  Po e përsëris për të gjithë qytetarët, në veçanti për rininë shqiptare që ndoshta nuk i thotë gjë tangentopoli. Është një term kur gjysma e klasës politike  ra në burg për shkak të përfshirjes së tyre në afera korruptive me mafien në fillimtë viteve 90. Jemi përpara të njëjtës skemë . Drejtësia italiane ju përgjigj këtij skandali me atë që njihet si manipulimi, një megaproces ku nuk u kursye asnjë nga politikanët e përfshirë dhe asnjë nga organizatat kriminale të përfshira. Me nxjerrjen e të dhënave  është dëshmuar qartë se makineria e të dhënave  shtetërore e partisë shtet e kryesuar nga Edi Rama, përfshirë  dhe të dhënat sensitive ato që çdo qeveri ka për detyrë ti ruajë , u vunë në shërbim të masakrës elektorale. Këto janë faktet nga e cila nuk mund të shmanget askush dhe aq më pak Edi Rama. 

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll