Politike

VD-Vëllai i Belind Këlliçit, këshillëtar i ministres Ballukut? Basha: S’e dija!

23 Dhjetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
VD-Vëllai i Belind Këlliçit, këshillëtar i ministres

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se nuk kishte dijeni lidhur me faktin që vëllai i ish-kryetarit të Forimit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Reshard Këlliçi ishte i punësuar si këshillëtar i ministres së Infrastrukurës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Po ashtu Lulzim Basha tha se aktualisht fokusi i PD është në skandalin e publikimit të pagave nga PD dhe se konsultimet brenda PD për një emër për presidentin e ardhshëm nuk kanë nisur ende.

PJESË NGA KONFERENCA E LULZIM BASHËS ME MEDIAT

Pyetje: Në zgjedhjet e kaluara, një nga kandidatët e Partisë Demokratike, të paktën që ishte dhe drejtues për Kombinatin, u përball me zonjën Balluku. Nga  ana tjetër rezulton që të paktën nga skandali ditëve të fundit, rezulton që vëllai i tij është këshilltar i ministres së infrastrukturës, zonjës Belinda Balluku. Keni qenë ju në dijeni të këtij fakti dhe sa ndikuar në rezultat një gjë e tillë?

Lulzim Basha: Jo, nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti.

Pyetje: Keni një emër ju, apo keni nisur diskutimet brenda selisë blu për një emër për kandidatin e ardhshëm për president?

Lulzim Basha: Jo. Faleminderit! Ditë të mbarë!

LAJMI KRYESOR: Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll