Politike

Klandestinët/Nano-Drejtorive të Policisë në Korçë e Gjirokastër: Kontrolloni kufijtë

23 Dhjetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Klandestinët/Nano-Drejtorive të Policisë në

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shpërndarë një urdhër të prerë për të gjithë vartësit e tij për më shumë vëmendje drejt kufijëve gjatë festave të fundvitit.

Në mbledhjen e sotme, Nano ka kërkuar kujdes lidhur me inspektimin e kufirit të gjelbër, për të mos lejuar deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë që vëmendja më e shtuar kërkohet në zonën e Korçës dhe atë të Gjirokastrës.

Kohët e fundit, vendi ynë është kthyer në pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm që kundrejt shumave prej 300 dhe 500 euro, kërkojnë të dalin nga pika kufitare e Morinës në Kukës. Në kuadër të operacionit “Perimetri” në vend janë arrestuar trafikantët shqiptarë, ndërsa gjithashtu janë ndaluar edhe klandestinë që vijnë kryesisht nga Siria, Iraku apo Egjipti dhe zona të tjera.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano operacioni perimetri gledis nano operacioni perimetri

Sondazh

Poll