Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sonte Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë, sekretarët e Kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në mbledhjen që nisi në orën 17:30, u propozua dhe me shumicë votash u emërua Arta Sakja në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këtë pozicion, Sakja zëvendëson Edi Palokën, i cili u shkarkua në mbledhjen e Kryesisë pasi mbështeti ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu këtë mbrëmje Partia Demokratike ka zgjedhur edhe sekretarët e rinj. Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për emigracionin, ndërsa sekretari për Decentralizimin është Roland Bejko. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike konfirmoi edhe pesë emrat e rinj për anëtarë Kryesie. Konkretisht janë propozuar: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Belind Këlliçi, Ervin Minarolli, Ledina Mandia dhe Ivi Kaso, të cilët drejtonin sekretariatet e zgjedhjevem emigracionit, pronave dhe burimet njerëzore u shkarkuan një ditë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania” nga Berisha. Bashkë me ta shkarkuan edhe anëtarët e kryesisë që gjithashtu ishin krah Berishës, si: Edi Paloka; Albana Vokshi; Aldo Bumci; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi e Flamur Noka.
Vetë kryedemokrati Lulzim Basha në të njëjtën ditë kur Komisioni për Rikthemelimin e Partisë Demokratike i ka vendosur ultimatum për të liruar zyrën, ka dhënë porositë e para për stafin e ri. Konkretisht, Basha u ka dhënë urdhër për të zbritur në terren të gjithë anëtarëve të bazës, duke filluar që ditën e nesërme. Sipas Bashës, demokratët duhen bindur që të mos shohin nga e shkuara, referuar liderit historik të PD-së, Sali Berisha.
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja
Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha
Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor: Indrit Sefa
Sekretar per Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku
Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:
Agron Kapllanaj
Gazment Koduzi
Helidon Bushati
Xhelal Mziu
Xhemal Gjunkshi
Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës
Kryetare: Flutura Ackaj
Anëtarë:
Dash Sula
Orjola Pampuri
Xhemal Bushati
Arbi Agalliu
Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja
Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha
Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Debate në PD, Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, jo emërimin!
Kryesia e PD-së, propozohen 5 emrat e rinj, mes tyre dy ish-kryebashkiakë (EMRAT)
EMRAT/ Shkarkimet masive, PD zgjedh sekretarët e rinj
Basha në Këshillin Kombëtar: Dilni që nesër në terren për të takuar demokratët
(d.v;f.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Mësohet se ka qenë deputeti Ervin Salianji ai që ka kundërsht...
TIRANË– Një person, 66 vjeç nga Tirana ka humbur jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije...
MAQEDONI E VERIUT – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut. Një mësues në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë...
TIRANË– Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga b...
ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar pritet të ekstradohet në Zvicër pasi u arrestua nga policia italiane për grabitje argjendarish në tokën helvete. I a...
TIRANË– Partia Demokratike ka zgjedhur sot sekretarët e rinj pasi në mbledhjen paraardhëse u shkarkuan të gjithë mbështetësit ish-kryeministrit Sali ...
TIRANË– Vazhdon skandali i publikimit të pagave të mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat! Pas publikimit të djeshëm të...
TIRANË– Skandali me pagat e qytetarëve, shpërndarjen e të dhënave personale të qytetarëve përfshirë edhe numrat e celularëve nuk ka mbetur pa u komen...
TIRANË – 726 aplikantët e Patrullës së Përgjithshme kryen sot testimin e dytë. Në ambjentet e repartit “RENEA” në Yzberisht, kandidatët u...
TIRANË- Prokuroria e Tiranë ka vendosur sekuestro mbi një kompjuter të marrë nga zyrat e Drejtorisë së Tatimeve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksio...