Politike

Këshilli Kombëtar i PD, Komisioni i Rithemelimit: Mos u bëni pengmarrës të partisë

23 Dhjetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar i PD, Komisioni i Rithemelimit: Mos u bëni

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që të mos bëhen “pengmarrës” të partisë, por të respektojnë vendimin e shumicës së anëtarësisë së saj për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Në një mesazh pak minuta përpara mbledhjes së organit politik të PD-së në 17:30, Komisioni shprehet se sot është dita që demokratët të bashkohen dhe se opozita nuk është është “as vulë dhe as bravë”.

NJOFTIM

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar

4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike dhe 44000 anetare te saj me vendimet e tyre historike kane vendosur te marrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie per t’i hapur rruge rithemelimit te saj!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar te mos behen pjese e pengmarrjes se PD dhe te lexojne e respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Opozita nuk eshte as vule dhe as brave por vullneti i demokrateve i shprehur qarte me vote ne referendumin historik te dt 18 Dhjetor!

Sot eshte dita per t’ju bashkuar vullnetit te sovranit dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Komisioni i Rithemelimit

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkoi në selinë blu ku i dërgoi Bashës vendimin e shkarkimit nga posti kryetarit të partisë duke i lënë afat deri në 5 janar që të lirojë zyrën e kryetarit. Ndërkohë, Basha urdhëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat ditën e sotme, ku priten të mësohen se çfarë vendimesh të reja do të merren pas thellimit të luftës së brendshme politike në partinë më të madhe opozitare.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd komisioni i rithemelimit te pd referendumi kunder bashes keshilli kombetar i pd komisioni i rithemelimit te pd referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll