Aktualitet

‘Open Ballkan’/ Rama i bën shërbimin e fundit Lucës, në darkë ftohet e djali i Soros

20 Dhjetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
‘Open Ballkan’/ Rama i bën shërbimin e fundit Lucës,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të bëhet mikëpritësi i takimit të sotëm në kuadër të nismës së “Open Ballkan”. Në një kohë kur në Tiranë janë paralajmëruar protesta, Rama ka menduar një shmangie të incidenteve, duke vendosur që të presë miqtë në vendin më të përfolur kohët e fundit, ku dërgon çdo të ftuar në vend.

Po e gjetët!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të priten për të darkuar në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan. Pikërisht në këtë lokacion, Rama priti edhe qeverinë e Kosovës, por shtroi edhe darkën e fundvitit me ambasadorët shqiptarë. Por ky vit nuk i kalon pa i bërë edhe qokën e fundit Lucës, duke i dërguar Vuçiçin dhe Zaevin.

Por nuk do të jetë një darkë mes tre miqve ose aleatëve apo çfarë që quhet treshja Zaev-Rama- Vuçiç! Sonte në Elbasan do të jenë edhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien, e ai person që nuk mungon kurrë në këtë “nismë të mbështetur”, Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur. Se cili është roli i këtij të fundit në një takim me krerëve të tre vendeve këtë gjë nuk e kemi mësuar ende. Por me siguri Rama do ta ketë një përgjigje. Veçse duhet të presim deri nesër në konferencën e tij për shtyp.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aleksander vucic edi rama gjergj luca open balkan ne tirane zoran zaev aleksander vucic edi rama gjergj luca open balkan ne tirane zoran zaev

Sondazh

Poll