Aktualitet

VKM/ Çertifikata blegtorale në kuadër të ‘Open Balkan’! 10 mln euro për ‘startup’

20 Dhjetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
VKM/ Çertifikata blegtorale në kuadër të ‘Open

TIRANË – Një marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi pas mbledhjes se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Është vendosur që Shqipërisë t’i njihen certifikatat veterinare shëndetësore dhe ato fidosanitare mes vendeve pjesmarrëse, me Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Lajmi u dha nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në fund të mbledhjes së qeverisë, e cila tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalet në kontrollet në pikat kufitare.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale. Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha ministrja Krifca.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, bëri me dije pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave se, një ligj i posaçëm për të mbështetur të gjithë bizneset startup’ është bërë gati nga Këshilli i Ministrave. Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Sipas ministres Bilali, ky është zhvillim  shumë i rëndësishëm për ekosistemin dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

“Do të ketë një regjistër të posaçëm për starupp ashtu si edhe për lehtësuesit, që i mbështesin ato.  Ato do të marrin këshillim nga një institucion i posaçëm që do të ngrihet. Marrja e shërbimeve do të jetë pa pagesë. I gjithë procesi i aplikimit dhe më pas i marrjes së granteve do të jetë online dhe pa pagesë”, tha Bilali.

LEXO EDHE:

Rama bën ‘detyrat’ para vizitës së Vuçiç!Vendimi i qeverisë dhuratë për Open Balkan

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edona bilali frida krifca këshilli i ministrave vendimet e qeverise vkm 20 dhjetor 2021 edona bilali frida krifca këshilli i ministrave vendimet e qeverise vkm 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll