Aktualitet

Protesta kundër Vuçiç, mbi 200 forca policie prezente, shtyllat lyhen me graso

20 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Protesta kundër Vuçiç, mbi 200 forca policie prezente,

TIRANË – Mbi 200 forca policie do të angazhohen sot për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar nga ish-Kryeministri Berisha, kundër vizitës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, vizitë kjo në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.

Mësohet se, në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat ‘Shqiponja’, ndërkohë që, mësohet se shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë.

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

LAJMI KRYESOR: ‘Sheshet do i kesh plot’/ Berisha organizon PROTESTË në Tiranë për vizitën e Vuçiç

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike proteste kunder vucic ne tirane proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll