Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Bilali, flet avokati i të akuzuarve: Mbahen në qeli pa prova!

20 Dhjetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Bilali, flet avokati i të akuzuarve: Mbahen

SHKODËR– Artan Gjuzi, avokati mbrojtës i Arsen Stojkut, i cili bashkë me Mislim Ramën, akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës, kërkon lirimin e klientëve të tyre. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se të pandehurit po mbahen në qeli edhe pse ndaj tyre nuk ka prova, duke tejkaluar kështu të gjithë afatet e paraburgimit.

“Ka kaluar çdo afat, kemi kërkuar nga Gjykata e Shkodrës lirimin e menjëhershëm të Arsen Stojkut. Por, kërkesa jonë është rrëzuar pa motivacion për herë të dytë”, tha Gjuzi, ndërsa kërkoi edhe përjashtimin e trupës gjykuese për shkak të shkeljeve të kryera, duke premtuar ankimim në Gjykatën e Apelit.

Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, dyshohet të kenë bashkëpunuar në atentatin ndaj Astrit dhe Brahim ndërsa i dyshuari si ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është Ibrahim Lici. Por ky i fundit është ende në kërkim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan gjuzi astrit bilali artan gjuzi astrit bilali

Sondazh

Poll