Aktualitet

“Mandatet”/ Rama mesazh opozitës: E bëni se keni frikë të përballeni me zgjedhësit

19 Shkurt 2019, 20:26 Nga DOSJA
“Mandatet”/ Rama mesazh opozitës: E bëni se keni

Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarë të Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka ironizuar opozitës duke thënë se nuk kanë as vizion dhe as ide. Rama shtoi se edhe pse në opozitë, ata po pengojnë zhvillimin e Shqipërisë.

Edhe në opozitë ata janë një pengesë e madhe për rrugën tonë për zhvillim e përparim. Pa asnjë vizion, pa asnjë ide, pa asnjë lidership, po thjesht bam e bum, ku rafsha mos u vrafsha, dhe punë e madhe se po bie dhe po vritet shpresa e njerëzve të zakonshëm”, shtoi Rama.

Më tej numri një i qeverisë tha se: Në një rrugë që është e njohur për të gjithë, sa herë afrohen zgjedhjet ata ja fillojnë këtij avazi sepse nuk fitojnë dot. Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit, bllokuan rrugën dher bënë çmos që të shmangnin zgjedhjet dhe t’i përdornin ato kundër reformës në drejtësi. Sot është e njëjta situatë ndërkohë që reforma në drejtësi po ecën përpara dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve. Ata përsëri i vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë dhe përdorin argumenta që janë vetëdiskreditues për këdo që ka veshë të dëgjojë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve edi rama madatet rama ne puke djegia e mandateve edi rama madatet rama ne puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2019, 16:03

Zjarr në Patos, vatra pranë puseve të naftës

Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...