Aktualitet

Dy ditë para protestës vjen porosia ‘misterioze’ e PD-së

19 Shkurt 2019, 19:09 Nga DOSJA

Opozita zhvilloi më 16 shkurt një protestë kundër Qeverisë, protestë e cila pati një pjesëmarrje të gjerë ndërsa eskaloi në goditjen e godinës së Kryeministrisë. Pas 5 orëve protestë, Lulzim Basha mori fjalën dhe tërhoqi protestuesit nga bulevardi, ndërsa lajmëroi një tjetër tubim kundër qeverisë, e cila do të mbahet më 21-shkurt para Kuvendit të Shqipërisë. (Lexo këtu)

“Nuk pranojmë më asnjë pikë, pa një qeveri të qytetarëve.Në emër të opozitës ju falënderoj të gjithëve. Ne nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë protestën tonë. Protestat do të vazhdojmë deri në rrëzimin e narkotrafikantit. Ju ftoj të enjten në protestën e radhës tek parlamenti”– tha Basha.

Ndërkohë 2 ditë para mbajtjes së kësaj proteste para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur disa porosi për kryetarët e saj në Degë. Por veç kësaj në fund të porosive, që sipas renditjes duket se janë 6 të tilla, është edhe një tjetër e cilësuar “E RËNDËSISHME”.

“E RËNDËSISHME: Degët e Qarkut të Tiranës (Tirana 1-14, Vora, Kamza, Paskuqani, Kavaja dhe Rrogozhina ) të krijojnë brenda ditës së sotme, një grup me jo më pak se 150 anëtarë, të cilët janë të gatshëm që nëse njoftohen 20 orë përpara, të jenë prezent në vendin e njoftuar, në çdo kohë dhe në çdo situatë (para ose pas protestës së 21 Shkurtit)”, – shkruhet në porosinë e rëndësishme.

Kjo është porosia ‘misterioze’ që Lulzim Basha ka dërguar për kryetarët në degë të PD-së, por nuk sqaron se për çfarë situatash bëhet fjalë. Këtë mund ta tregojë vetëm kryetari i PD-së.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pd porosia misterioze porositë e pd protesta e 16 shkurtit protesta e 19 shkurtit para kuvendit pd porosia misterioze porositë e pd protesta e 16 shkurtit protesta e 19 shkurtit para kuvendit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2019, 16:03

Zjarr në Patos, vatra pranë puseve të naftës

Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...