Sport

Tirana inaguron “Fair Hotin” me fitoren e derbit ndaj Partizanit

16 Dhjetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Tirana inaguron “Fair Hotin” me fitoren e derbit ndaj Partizanit

TIRANE – Tirana Neptun përuron sallën sportive “Farie Hoti”, tashmë të rikonstruktuar, me fitore në derbin ndaj Partizanit. 87-70 për bardheblutë e Erkand Karajt, ndërsa atmosfera ishte jo si në një ndeshje të zakonshme kampionati.

Në ndeshje deri në mesin e periodës së parë gjithçka është e barabartë 6-6. Më pas Tirana nis shkëputjen, ndërsa tre trepikësha radhazi të Strazimirit e shkëpusin skuadrën e Karajt në një diferencë prej 12 pikësh.

19-13 perioda e parë për Tiranën. 25-17 e dyta për bardheblutë, ndërsa në pushim Tirana ka kryesuar 44-30. Partizani mundohet të reagojë. 20-23 perioda e tretë për të kuqtë dhe në total 64-53. E fundit 23-17 për Tiranën, që kështu fiton derbin me 17 pikë diferencë. Një rikthim me këmbën e mbarë për bardheblutë në sallën “Farie Hoti”, që sigurisht do t’i japi nxitje për të arritur objektivat maksimal të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #fariehoti basketboll derbi partizani tirana #fariehoti basketboll derbi partizani tirana

Sondazh

Poll