Sport

Pioli dhe ‘tabuja’ Spalletti: 10 precedentë, zero fitore për teknikun kuqezi…

16 Dhjetor 2021, 06:07 Nga DOSJA
Pioli dhe ‘tabuja’ Spalletti: 10 precedentë, zero fitore

ITALI – Për Piolin ndeshja Milan-Napoli vlen më shumë. Për klasifikimin, për luftën, për titull, për të lehtësuar paksa momentin, por edhe për të thyer një “mallkim”, që zgjat prej 15 vitesh.

Stefano nuk e ka mposhtur kurrë Spallettin në karrierën e tij. Dhjetë ndeshje pa brohoritje, 3 barazime dhe 7 humbje. Këtë herë ka një tabu për t’u hequr. Sepse disa humbje me Spallettin i kushtuan atij dy stola, një me Parmën në 2007 dhe të fundit me Lazion në 2016.

Takimi i pare midis tyre daton në vitin 2006. Pioli drejtonte Parmën, ndërsa Romën e Tottit e drejtonte Spalletti, kur ende kishte shtrëngime duarsh dhe shaka mes të dyve. ‘Lucianone’ i jep si fillim një poker: gola nga Rosi, Perrotta, Aquilani dhe Montella.

Herë të tjera. Në Parma, për të dhënë një ide, ishin Budan, Dessena dhe Cigarini. Me verdheblutë ai do të përballet me Romën edhe 3 herë të tjera, dy në Kupën e Italisë dhe një në ligë, kjo e fundit fatale: humbja 3-0 më 11 shkurt 2007 i kushtoi stolin. Pioli shkarkohet, vjen Ranieri. Nuk do të jetë shakaja e vetme.

Të dy nuk përballen më me njëri-tjetrin për nëntë vite. Ndërsa Spalletti fitoi tre tituj me Romën, Pioli vizitoi Italinë në Serinë B midis Grosseto, Piacenza dhe Sassuolo. Dhe kur Luciano zgjedh Rusinë, Stefano rikthehet në Serinë A. Për ndeshjen e pestë duhet të presim deri më 3 prill 2016, kur Spalletti i jep Stefanos një tjetër poker.

Këtë herë në derbin me Lazion. Golat nga Perotti, El Shaarawy, Dzeko dhe Florenzi, i kushtuan pankinën e “bardhekaltërve”. Që andej, dy humbje të tjera, të gjitha kundër Fiorentinës: 3-0 më 20 gusht 2017 dhe 2-1 më 25 shtator 2018, me trajnerin e Interit, Spalletti.

Në mes, barazimi më 5 janar 2018, golat e Icardi dhe Simeone. Përballja e fundit mes të dyve, sërish mes violës dhe zikaltërve, ishte spektakolare: 3-3 më 24 shkurt 2019. Rikthimi i Fiorentinës me një gol të Veretout në të 90-tën, pas një gjuajtje të lirë të Muriel. Pas dy vitesh pa krahasime, sfida vendimtare është rikthyer. Kush e di se si do të përfundojë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘griffin’ 2019 në kanada arsyet e lamtumirës së tij nga milani as te milani apo interi drejtuesit e milanit për piolin ndeshja milan-napoli ‘griffin’ 2019 në kanada arsyet e lamtumirës së tij nga milani as te milani apo interi drejtuesit e milanit për piolin ndeshja milan-napoli

Sondazh

Poll