Sport

E bujshme nga Spanja/ Inter-Barcelona, gati shkëmbimi në janar

15 Dhjetor 2021, 22:10 Nga DOSJA
E bujshme nga Spanja/ Inter-Barcelona, gati shkëmbimi në janar

ITALI– Inter është përpjekur gjithmonë të kompletojë fazën ofensive me një tjetër sulmues të parë që mund ta bëjë Edin Dzekon të marrë frymë. Lautaro dhe Correa janë elementë të shkëlqyer, por të dy kanë tiparet e një sulmuesi të dytë sesa numri nëntë në rolin si boshnjaku.

Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që shkruan ‘Diario Sport’ në Spanjë, zikaltrit po punojnë për një shkëmbim me Barcelonën për të rikthyer Alexis Sanchez në Katalonjë dhe për të marrë Luuk De Jong (kartoni i tij i përket Sevillas).

Një marrëveshje trepalëshe që do të kthente ‘Nino Maravilla’ në Barcelonë dhe që do të shihte De Jong të shkonte te Interi pa asnjë kundërshtim nga Sevilla. Megjithatë, vendimi i fundit duket se i takon Xavit, i cili do të duhet t’i japë dritën jeshile operacionit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona inter barcelona inter

Sondazh

Poll