Sport

Premier League nuk e pranon kërkesën e Leicesterit për shtyrjen e ndeshjes…

16 Dhjetor 2021, 05:51 Nga DOSJA
Premier League nuk e pranon kërkesën e Leicesterit për shtyrjen e

ANGLI – Premier League nuk e pranoi kërkesën e Leicester Cityt për të shtyrë ndeshjen e së enjtes kundër Tottenham Hotspur (për javën e 17-të), pasi futbolli anglez është i shqetësuar nga një rritje e rasteve pozitivë me Covid, mes përhapjes së variantit Omicron.

Trajneri i ‘dhelprave’, Brendan Rodgers ka treguar se ai ishte i privuar nga nëntë lojtarë për shkak të Covid dhe “çështjeve të tjera mjekësore”, duke shtuar se integriteti i garës është në rrezik me afrimin e “Ditës së Boksit”.

“Fatkeqësisht për ne nuk ka patur ndonjë shtyrje, gjë që është zhgënjyese,- u tha Rodgers gazetarëve të mërkurën. – Është një kohë vërtet e vështirë për ne. Kemi pesë ndeshje në trembëdhjetë ditë, tashmë është e vështirë kur ke një skuadër të plotë, por me mungesat që kemi, është jashtëzakonisht e vështirë.”

Rregullat e Premier League thonë se, nëse një ekip nuk mund të prezantojë 14 lojtarë, ndeshja mund të shtyhet, megjithëse mund të merren parasysh faktorë të tjerë, si ndikimi në përgatitje dhe nëse ka ose jo një shpërthim jashtë kontrollit.

Por ka edhe kufizime të orarit. ‘Spurs’ tashmë kanë shtyrë dy ndeshje për shkak të motit të keq dhe një epidemie Covid, e cila gjithashtu rezultoi në anulimin e ndeshjes së tyre në Conference League të enjten e kaluar kundër Rennes.

Spurs po përballen gjithashtu me një situatë të paprecedentë, trajneri i tyre Antonio Conte tha se vetëm 16 lojtarë, përfshirë të rinjtë, u stërvitën të mërkurën: “Nuk patëm asnjë seancë të enjten, të premten dhe të shtunën. Të dielën filluam sërish punën me pak lojtarë, sepse kishim probleme edhe me U-23. Situata nuk ka ndryshuar shumë. Lojtarët që janë rikthyer në stërvitje kanë nevojë për kohë për të gjetur gjendjen e duhur fizike.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brendan rodgers mbi të gjitha tottenham ndeshjen e së enjtes kundër tottenham hotspur nokautin e fundjavës nga tottenhami premier league nuk e pranoi kërkesën tottenham trajneri i ‘dhelprave’ brendan rodgers mbi të gjitha tottenham ndeshjen e së enjtes kundër tottenham hotspur nokautin e fundjavës nga tottenhami premier league nuk e pranoi kërkesën tottenham trajneri i ‘dhelprave’

Sondazh

Poll