Sport

FIFA rregullore të re, raporti: Agjentët përfituan 500 milionë dollarë në një vit!

16 Dhjetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
FIFA rregullore të re, raporti: Agjentët përfituan 500

ZVICER – FIFA po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re për agjentët e lojtarëve, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2022. Shpenzimet e klubeve për blerjen e lojtarëve në 2021 shënuan një rënie për të dytin vit radhazi (-13,9% në 2021 dhe – 23,4% në 2020).

Por ky reduktim, nënvizon organi drejtues i futbollit botëror, nuk përputhet me atë të komisioneve të paguara për shërbimet e ndërmjetësimit, të cilat mbetën në të njëjtin nivel si në vitin 2020 dhe madje shënuan një rritje të lehtë prej 0.7%.

Vetëm në vitin 2021, sipas raportit të publikuar sot nga FIFA, komisionet e paguara për shërbimet e ndërmjetësimit arritën në 444.7 milionë euro (3.1 miliardë në dekadën e fundit sipas një raporti tjetër të publikuar në fillim të vitit).

“Shpresojmë që rregullorja e re do të sjellë më shumë transparencë dhe më shumë profesionalizëm në sistem, duke publikuar më shumë informacion mbi transferimet dhe falë më shumë rregullave për agjentët”,- tha gjatë një konference për media Emilio Garcia Silvero, menaxher ligjor i FIFA-s.

Në vitin 2021, u kryen 17.945 shkëmbime brenda sistemit të transfertave (Tms, një sistem online). Nga këto, 3.545 (19.8%) përfshihnin të paktën një agjent ndërmjetës. Klubet europiane përfaqësonin 95.8% të transferimeve dhe shpenzuan 444.7 milionë eurove për komisionet e ndërmjetësimit. Vetëm klubet angleze paguan 118.3 milionë euro, ato gjermane 74.8, italianet 65.2, spanjollët 30.9, francezët 26.9 dhe portugezet 26 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n fifa do të japë çmimet e saj fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re për agjentët e lojtarëve 200 federata të lidhura me fifa-n fifa do të japë çmimet e saj fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re për agjentët e lojtarëve

Sondazh

Poll